Gjen 5,000 euro në rrobat e përdorura, shitësja bën gjestin e rrallë

Një shitëse e rrobave të përdorura në tregun popullor të Papagout në Greqi ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar.

Gruaja, e identifikuar si Aleka, i ka dorëzuar ato në polici në rast se dikush do shkojë për t’i kërkuar.

“Nuk mund të mbaja diçka që nuk është e imja”, ka thënë ajo, pas gjestit human.

Paratë i janë dorëzuar policisë, por deri më tani askush nuk ka shkuar për t’i kërkuar. Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave.

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që paratë të shkonin për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës”.


Shtuar 21.01.2022 15:05