Konkurrentja e “Big Brorther Vip”, Beniada Nishani ka marrë pjesë në një film dramatik italian të vitit 2018, me regji nga Paolo Sorrentino. Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias, Silvio Berlusconi.
Beniada në këtë film luan rolin e një prej femrave të shumta te Berlusconit, ku duket se është edhe pjesë e trailerit zyrtar. Gjatë intervistës 4 vite më parë modelja bukuroshe, u shpreh se realizoi një nga ëndrrat më të mëdha, duke marrë pjesë në këtë trajler.
Të lidhura
None found
“Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha”, ka thënë Beniada asokohe.



