Pas infektimit me COVID-19 i dalin probleme në zemër, ylli i Bayern mungon disa javë

Futbollisti i Bayern Munichut, Alphonso Davies ka mbetur jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Kjo për arsye se mbrojtësi nga Kanada pas infektimit me COVID-19, ka pasur probleme me muskujt e zemrës.

Miokarditi u zbulua në testet mjekësore të Daviesit pas rikthimit të tij në stërvitje këtë javë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann.

Nagelsmann tha se Davies tani do të ndalojë stërvitjen deri në njoftimin e mëtejshëm për t’i dhënë kohë trupit të tij për t’u rikuperuar.


Shtuar 14.01.2022 18:02