Mami Rudina festoi dje së bashku me të voglën e saj, Viktoria. Në një ditë speciale si ajo, nuk mund të mungonte festa e personalizuar për 5- vjetorin e saj.
Me disa foto nga festa, Rudina është shafqur me Vikin në prehër dhe Markun.
“Viki 5 vjeç. Sigurisht që Viktoria u stilua vetë”, ka shkruar Rudina krah fotove nga festa.
Nga pamjet duket se Aleksi nuk ka qenë në festë, por nuk dihet nëse ka qenë një zgjedhje e Rudinës për mos të ndarë foto, apo vërtetë kjo festë i ka gjetur në dy vende të ndryshme kësaj here.
Megjithatë me momentet e ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, Rudina dhe Aleksi kanë treguar se janë të dedikuar plotësisht tek lumturia e vajzës së tyre.
Edhe pse këtë vit, pas 3 vitesh ndarje të çiftit, Viktoria po feston ditëlindjen e parë pa praninën e mamit dhe babit së bashku.