Chelsea interesohet për lojtarin e Milan-it, kuqezinjtë japin përgjigjen e prerë

Ditët e fundit Chelsea është interesuar për lojtarin e Milan-it, Theo Hernandez.

Milan nuk e ka dërguar më tej situatën duke i thënë një “Jo” të prerë ekipit anglez.

Theo për Milanin është i pashitshëm pasi është njëri nga lojtarët kryesorë të ekipit. Gjithësesi, Milan do të ulej në tryezë për të biseduar vetëm nëse do të kishte një ofertë monstruoze për të.

Edhe pse i penguar nga Covid-19, Theo është lojtari kyç i ekipit italian. Milan po përshpejton situatën e rinovimit të francezit duke planifikuar t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë 4 milion euro në sezon./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.12.2021 11:09