Seanca fillestare në mungesë për 20 të akuzuar për krime lufte caktohet më 21 dhjetor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 21 dhjetor 2026 seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca ka të bëjë me aktakuzën që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti më 6 gusht 2026 ndaj MILOVAN KOVAÇEVIQ, RADOMIR ÇOLIQ, MILOSH GjOSHAN, PREDRAG RISTIQ, SRGJAN KRISTIQ, LUBISHA OBRADOVIQ, ZHIVKO SARIQ, SPASO SARIQ, LAZAR DRASHKOVIQ, ZVONKO RISHTIQ, DARKO GLIGORIJEVIQ, ÇEDOMIR BOZHOVIQ, VLADIMIR BOZHOVIQ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIQ, LJUBISHA RAKOVIQ, MILOSH SHQEPANOVIQ, MILAN RADOIÇIQ, SVETISLAV GLIGORIJEVIQ dhe TOMICA AVRAMOVIQ.

Të lidhura

None found

Gjykata bëri të ditur se, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale, procesi do të mbahet pa praninë e të akuzuarve, pasi ata nuk kanë qenë të arritshëm deri në kohën kur u ngrit aktakuza. Në njoftim, të pandehurve u bëhet thirrje të paraqiten dhe të dorëzohen pranë organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjykata u kërkon personave që kanë të dhëna të rëndësishme për vendndodhjen e të akuzuarve t’ia përcjellin ato Policisë së Kosovës ose autoriteteve të tjera kompetente.

Seanca do të zhvillohet më 21.12.2026, duke nisur nga ora 09:30, në gjykatoren nr. 27, kati I, objekti D, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Trupin gjykues do ta drejtojë kryetari Leon Përlaska, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Shtuar më 28.10.2026 17:15