Atalanta ka arritur të kryej transferimin e parë në merkato.
Jeremie Boga i Sassuolos ka pranuar ofertën e Atalantës dhe kështu ai sot pritet të mbërrijë në Bergamo dhe të kryej vizitat mjekësore.
Atalanta dhe Sassuolo kanë arritur akordin për shumën e 22 milion euro duke fituar kështu konkurrencën e ekipeve të tjera. Sulmuesi anësor është thirrur nga Bregu i Fildishtë për të luajtur në Kupën e Afrikës më 9 janar, kështu ai nuk do të jetë i dispunueshëm për Atalantën deri më datë 6 shkurt.
Për Gasperinin ky është një transferim shumë i rëndësishëm./ h.ll/albeu.com