Barcelona i kërkon Baldes të gjejë ekip të ri për të liruar fonde në merkato

Drejtuesit e Barcelonës po e nxisin Alejandro Balden të largohet gjatë merkatos së janarit, teksa klubi katalanas kërkon të çlirojë burime financiare për të afruar një lojtar të ri te skuadra e drejtuar nga Hansi Flick.

Sipas raportimeve të “RAC1”, shitja e mbrojtësit të krahut të majtë shihet si hap i domosdoshëm nga drejtuesit blaugrana për të realizuar objektivat e tyre në afatin kalimtar dimëror, i cili nis më 2 janar.

Të lidhura

None found

Për momentin, Barcelona nuk ka asnjë siguri se do të arrijë të regjistrojë një futbollist të ri. Kjo për shkak se rinovimet e kontratave të Xavi Espart, Marc Bernal dhe Brian Farinas pritet të thithin edhe katër milionë eurot e fundit të disponueshme brenda kufirit financiar të skuadrës.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Baldes, Jorge Mendes, tashmë ka filluar të vlerësojë opsionet e mundshme për të ardhmen e lojtarit, ndërsa Barcelona pret oferta konkrete përpara se të vendosë hapat e mëtejshëm.

Klubi katalunas parapëlqen një shitje përfundimtare të mbrojtësit, pasi kjo do të sillte më shumë fleksibilitet në buxhetin e pagave.

Sidoqoftë, Barcelona do të ishte e hapur edhe ndaj një huazimi, me kusht që skuadra e interesuar të merrte përsipër pjesën dërrmuese të rrogës së tij.

Lidhur me përforcimet e mundshme, katalanasit po mendojnë të sjellin një qendërmbrojtës ose një mbrojtës të majtë që mund të mbulojë edhe pozicionin qendror të repartit defensiv.

Megjithatë, siç bën me dije RAC1, situata ekonomike e klubit nuk lejon aktualisht një transferim me kosto të lartë, prandaj largimi i Baldes konsiderohet një nga rrugët kryesore për të siguruar hapësirën e nevojshme për lëvizjet e janarit.


Shtuar më 18.11.2026 19:25

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet