Një nga pyetjet që do t’u drejtohet qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka thënë se ka të bëjë me dënimi me vdekje për krimet kundër fëmijëve.
“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë. Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama./albeu.com
2 çështje të shtruara për adresim nga kryeministri Rama janë edhe mbështetja e nënave me 3 ose më shumë fëmijë, punësimet fiktive dhe Ballkani i Hapur. Për të adresuar këto çështje Rama ka pyetur qytetarët.
“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësirë të integruar rajonale është gjë e duhur por ka nga ata që mendojnë se si sjell asgjë Shqipërisë, edhe për këtë ne do ti drejtohemi qytetarëve. Kemi hedhur hapa për të adresuar problematikën e nënave me 3 fëmijë, por a jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 e më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara sepse bëhet fjalë për një dy punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria tu japë mbështetje. Një problem tjetër i madh është problemi të punësuar që janë viktima të metodave të pagave fiktive, a duhet ne të angazhohemi për tu dhënë mbrojtje të veçantë dëmshpërblim atyre që denoncojmë por janë subjekt i largimit nga puna për hakmarrje do të thotë që ne tu japim dhe mbrojtje financiare apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët”, tha Rama./albeu.com