Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë pasditen e sotme, në fshatin Bardhosh.

Sipas raportimeve të para, janë plagosur dy persona.

Mësohet se Policia tashmë ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka konfirmuar policia./albeu.com

 

 


Shtuar 1.12.2021 16:31