Guardiola: De Bruyne i ka të gjitha simptomat e Covid 19

Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër West Ham. Menaxheri i Cityt i është kthyer fitores në Champions League kundër PSG: “Premier League është një kompeticion ndryshe. Jemi të lumtur që jemi kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League. Kjo do të na lejojë të jemi të fokusuar në Premier deri në shkurt. Katër skuadra të Premier League janë tashmë në fazën eliminatore të Champions League, të gjitha kanë bërë mirë këtë sezon. Ky është niveli.”

Rangnick për United : “Unë nuk e njoh Rangnick personalisht. Kemi folur një herë në telefon, e kam takuar në një rast. Puna e tij e shkëlqyer me Red Bull flet për të. Nëse do të më duhej të flisja për të gjithë drejtuesit e Manchester United, do të qëndronim edhe tre orë të tjera dhe më duhet të bëj një sy gjumë këtë pasdite. Kur të bëhet zyrtare do të flasim për menaxherin e ri. Tani për tani trajneri është Michael Carrick dhe ne do ta respektojmë atë ”

Momenti i Raheem Sterling: “Na ndihmon shumë, nuk ka dyshim për këtë. Për sulmuesit dhe anësorët është e rëndësishme të shënosh gola dhe asistime. Ka qenë absolutisht thelbësor në këto vite, në gjithçka që kemi ndërtuar. Por në në të njëjtën kohë ne e dimë se mund të përmirësohet. Performancat e fundit janë një hap më shumë për t’u rikthyer në formën më të mirë ”

I dëmtuari : “Foden dhe Grealish kanë pasur stërvitje individuale. Ata janë më të mirë, por ne nuk do të rrezikojmë. Kundër PSG-së ishim vetëm 15 lojtarë, Palmer dhe McAtee na ndihmuan. De Bruyne është pak i lodhur dhe nuk i ndjen shijet, ai ka të gjitha simptomat që njohim për Covid-19. Shpresojmë që të kalojë shpejt. Brenda pak ditësh ai do të bëjë një tjetër test dhe nëse do të jetë negativ do të rikthehet në skuadër”./h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 26.11.2021 21:41