Dalin pamjet! Makina copë-copë, si u aksidentua në autostradë mjeti i eskortës së Sali Berishës (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në autostradën Milot Mamurras është aksidentur eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili pak orë më parë ishte në foltoren e radhës në Kurbin.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka qënë masiv dhe janë përfshirë disa mjete, 1 prej tyre e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se ish-kryeministri nuk ka qënë në asnjërën prej makinave të përfshira në aksident.

Dyshohet se makina e cila ka shkaktuar aksidentin është futur në krah të kundërt dhe me shpejtësi shumë të lartë gjë që ka shkaktuar aksidentin.

Nga ky aksident mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/