Një shpërthim ka ndodhur në Serbi në Beograd në një fabrikë të prodhimit të armëve në Leshtane.
Mediat vendase shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së sotme dhe raportohet për të paktën 2 viktimë dhe 15 shtetas të plagosur.
Ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të punonjësve të fabrikës EdePro, që prodhojnë armë, të cilët po konsiderohen të zhdukur.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe u dëgjua në të gjithë zonën. Madje si pasojë e valës shpërthyese u thyen xhamat e disa banesave në Beograd.
Deri më tani ekipet e kërkim shpëtimit kanë mundur të nxjerrin një punonjës të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që po vijon puna për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë. /albeu.com/