Edhe pse në moshën 40 vjeçare, Zlatan Ibrahimovic si asnjë futbollist tjetër vazhdon të luaj në nivele të larta.
Gjiganti suedez, i grumbulluar nga kombëtarja nordike për ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit me Gjeorgjinë dhe Spanjën, e hedh poshtë mundësinë e tërheqjes nga futbolli në një të ardhme të afërt:
“Nuk kam caktuar një datë për t’u larguar, dua të vazhdoj sa më gjatë dhe të mos mendoj se kur do të përfundojë. Mund të mësosh diçka të re çdo ditë, unë e njoh më mirë trupin tim çdo ditë që kalon. Por ndërsa trupi im plaket, koka ime bëhet më e re dhe dukem më mirë.”
Ibra foli edhe për gjendjen e tij fizike dhe dëmtimet e fundit:
“Ne, të gjithë, duam të luajmë gjithmonë, por duhet të gjej ekuilibrin e duhur, duke marrë parasysh dëmtimet që kam. Sezonin e kaluar pata me shume lendime se zakonisht. Pas të 30-ave kuptova qe dhimbja nuk largohet por zhvendoset. Ajo qe ka ndryshuar ne krahasim me të kaluarën është se kam një fizioterapist që me ndjek 24 ore në ditë, në Itali, në Milano. Sapo ndjej diçka, përpiqem të kujdesem menjëherë dhe ta zgjidh problemin.”