Bayern Munchen ka arritur të mposhtë kundërshtarin direkt, Leipzig me rezultatin minimal, 0-1.
“Bavarezët” nuk lejuan surpriza dhe tani me këtë fitore vazhdojnë të kryesojnë tabelën.
Thomas Muller dhuroi një asistim për Leon Goretzkan, i cili shënoi gol në min (38’).
Ky gol ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikë nga Kampioni.
Rezultati përfundimtar, RB Leipzig 0-1 Bayern Munich.
Tani, Bayerni është në vendin e parë me 64 pikë, ndërsa Leipzig mban vendin e dytë me 57 pikë.