Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë

Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar, pas pauzës 15-minutëshe që  vendosi kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Aktualisht në Kuvend janë 84 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat.

Mimoza Kusari Lila ka prezantuar biografinë e Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdyli të Nasuf Bejtës, të dy kandidatë për president.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin. Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.


Shtuar 3.04.2021 20:31

Tags: ,