Me një puthje pasionante para të gjithëve, Marc Anthony prezanton të dashurën e tij të re (FOTO LAJM)

Së fundmi, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Marc Anthony është shfaqur në publik me të dashurën e tij të re, Madu Nicola në eventin e rëndësishëm “Billboard de la musica latina”. Dyshja të cilët dukeshin shumë të dashuruar pozuan për fotografët teksa i dhuruan dhe një puthje pasionante njëri-tjetrit. Ne na duket që çifti shkojnë shumë së bashku, po ju?!

Në këtë event, vlen të theksojmë se 53-vjeçari ishte nominuar për këngën më të mirë dhe artistin më të mirë të vitit, por humbi në të dyja rastet ndaj këngëtarit Prince Royce. Sa i përket jetët private, Mark u divorcua së fundmi nga modelja Shannon De Lima në vitin 2017 pas dy vitesh martesë.

Siç tanimë të gjithë e dimë artisti ka qenë i martuar për 7 vjet edhe me divën e muzikës latine Jennifer Lopez dhe së bashku kanë dy binjakët 13-vjeçe, Max dhe Emme. Sa i përket J.Lo, 52-vjeçarja është në një lidhje me të dashurin e saj, Ben Affleck.

Ish-dyshja e njohur Marc dhe Lopez pas ndarjes së tyre u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës. Ata të dy janë shembull se çiftet e ndara nuk kanë pse të jenë në një lidhje të keqe.

Rikujtojmë, se J.Lo tha në një intervistë në vitin 2017 se Marc është shoku i tij më i mirë dhe gjithmonë flet për më të mirën e saj.

Sinqerisht, ne do të jemi gjithmonë miqtë më të mirë. Unë gjithmonë do të jem atje për të, ai gjithmonë do të jetë aty për mua. Ne ndajmë diçka shumë të veçantë përmes fëmijëve tanë dhe jemi të vetëdijshëm. Ne jemi atje për ta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.


Shtuar 27.09.2021 09:45