EMRI/ I dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, kapet 33-vjeçari në Kuçovë

Policia në Kuçovë ka vënë në pranga Endrion Dajko., 33 vjeç. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Endrion Dajko., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.09.2021 09:30