Billie Eilish humbi 100,000 ndjekës prej gjoksit (FOTO LAJM)

Ndryshimi në stilin e veshjes së Billie Eilish nuk u shoqërua pa komente negative dhe mospëlqim nga fansat e saj. Në një intervistë për Elle, Billie – e cila u bë e famshme teksa vishej me bluza dhe pantallona të gjera – foli në lidhje me ndryshimin në stil.

“Njerëzit kapen pas disa kujtimeve dhe kanë një lidhje me to. Por është shumë çnjerëzore. Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjinjve. Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj,” tha Billie për Elle.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për mënyrën sesi ndryshimi i stilit të saj ka çuar në reagime të ashpra. Në maj, artistja tha për British Vogue se ajo kishte përfunduar duke luajtur me rregullat e dikujt tjetër përsa i përket mënyrës si vishej.

“Të tregosh trupin ose lëkurën – ose të mos i tregosh – nuk ka pse të largojë respektin tuaj. E gjitha lidhet me atë që ndiheni. Nëse doni të bëni një operacion, bëjeni. Nëse doni të vishni një fustan për të cilin dikush mendon se dukeni shumë të mëdhenj, visheni. Nëse ndiheni sikur dukeni mirë, ju dukeni mirë,” tha ajo për Vogue.

Për Vogue Billie tregoi pak trupin, si mënyrë për të nxjerrë në pah atë që përmendi edhe në Instagram: “Bëni çfarë të doni me trupin tuaj, kur të doni”.


Shtuar 25.09.2021 09:35