Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar partinë ZNAM, duke thënë se ajo nuk ka ide politike dhe po e shndërron çështjen e gjuhës në provimin e jurisprudencës në një problem mes etnive.
Në një postim në Facebook, Georgievski u shpreh se prej muajsh ZNAM po përsërit të njëjtin qëndrim: se do ta mbrojë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës.
Të lidhura
None found
“Për muaj të tërë, partia ZNAM ka përsëritur vetëm një temë si një disk i prishur: Ata do ta mbrojnë gjuhën maqedonase në provimin fillestar gjyqësor deri në fund, (përndryshe, nuk keni mundësi të dëgjoni një këngë maqedonase në Kumanovë)”, shkroi Georgievski.
Sipas ish-kryeministrit, problemi lidhet me dy çështje themelore: mungesën e plotë të veprimit politik dhe nxitjen e qëllimshme të një çështjeje të vogël, derisa ajo të shndërrohet në një problem të madh multietnik.
Reagimi i tij vjen në një periudhë kur përdorimi i gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës është bërë temë e debatit politik në vend.







