Shqiptari lëvizte me motoçikletë, shoferi grek i merr jetën

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 57-vjeçari shqiptar në Greqi.

Sipas mediave helene, një 37-vjeçar i cili po lëvizte me një makinë përplasi në rrethana ende të paqarta shqiptarin me motoçikletë.

Të dy personat, si drejtuesi i mjetit edhe ai i motoçikletës ishin duke lëvizur në drejtim të Volosit.

Si pasojë, shqiptari humbi jetën dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë u arrestua shoferi i mjetit.

Policia atje po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./albeu.com