Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë ka mbërritur grupi i parë i refugjatëve afganë.
Mësohet se ata erdhën nga baza e NATO-s në Gjermani.
Ky është vetëm grupi i parë i afganëve që kanë arritur në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se në Kosovë priten të vijnë rreth 2 mijë shtetas afganë.