Vdekja e Sherif Merdanit, Meta: Ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, shpërndante dritë kurdoherë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me vdekjen e artistit Sherif Merdani.

Meta u shpreh se Merdani nëpërmjet artit të tij shpërndau dritë shprese në periudhën më të errët të vendit.

Ai shtoi se Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh në burgjet komuniste dhe sipas tij ai përherë do të kujtohet me nderim e respekt.

Postimi i plotë:

Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt!

“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

‘Let it be’, kam për të kënduar”./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 20:35