Egzon Azemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se mjekët specialistë në Kosovë marrin pagë mujore prej 1,430 eurosh, ndërsa për kujdestaritë e fundjavës paguhen afërsisht 300 euro.
Në një postim në Facebook, ai tha se kur një specialist kryen të paktën dy kujdestari në muaj, të ardhurat e tij mujore tejkalojnë 2,000 euro.
Të lidhura
None found
Azemi vlerësoi se kjo situatë ka ndikuar që specialistët të qëndrojnë në Kosovë, si dhe të kthehen nga vende të tjera.
“Kjo padyshim se ka ndikuar që specialistët të mos ikin e përkundrazi edhe të kthehen në Kosovë nga vende të tjera”, shkroi Azemi.







