Kylian Mbappe mund ta realizojë ëndrrën ditën e sotme.
Gazeta e njohur Marca raporton se sulmuesi francez mund të zyrtarizohet te Real Madridi të premten.
Klubi spanjoll ka ofruar 180 milionë euro për shërbimet e Mbappes.
Ndërkohë, presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi deklaroi sot se nuk kanë ndërruar qëndrim për rastin e Mbappes dhe ai nuk do të largohet.