Pesë takimet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, të programuar për javën e 9-të të kampionatit, nisën njëkohësisht në orën 13:00.
Gramshi vazhdon të kryesojë pa rivalë, pasi mposhti Erzenin me përmbysje, 2-1. Lushnja regjistroi një fitore të thellë 0-4 në transfertën ndaj Eagle Football, ndërsa Tërbuni triumfoi 4-1 kundër Veleçikut.
Të lidhura
None found
Luz i Vogël siguroi tri pikët falë një goli ndaj Naftëtarit. Ndërkohë, përballja mes Partizanit B dhe Vllaznia B është ende duke u zhvilluar, me vendasit në avantazh 3-0.
REZULTATET:
Luz i Vogël 1-0 Naftëtari
Eagle Football 0-4 Lushnja
Gramshi 2-1 Erzeni
Tërbuni 4-1 Veleçiku
Partizani B 3-0 Vllaznia B (po luhet)







