Adhuruesit e formatit “Big Brother VIP Albania” duket se së shpejti do të shohin fillimin e sezonit të gjashtë, pa pasur nevojë të presin më gjatë.
Përmes një komunikimi të fundit, produksioni ka konfirmuar se emisioni do të kthehet në ekran gjatë muajit dhjetor.
Të lidhura
None found
Sakaq, organizatorët nuk kanë zbuluar ende një datë konkrete për startin e spektaklit.
Njoftimi u shpërnda në rrjetin social Instagram, ku u publikua gjithashtu një trailer me figura të njohura nga sezonet e mëparshme, i shoqëruar me një mesazh dedikuar edicionit të ardhshëm.
“Shumë kanë kaluar nga ajo derë. Askush nuk ka dalë i pandryshuar. Disa humbin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, që nga dhjetori!”, shkruhet në postimin e tyre.








