Një ndërprerje në disa prej platformave kryesore të Apple ka lënë mijëra përdorues me vështirësi në përdorimin e shërbimeve si iCloud, App Store dhe Apple Pay.
Raportimet në Downdetector tregojnë probleme edhe me Apple Support, Apple Business Manager, Apple Music dhe Apple Store.
Të lidhura
None found
Ankesat më të shumta kanë të bëjnë me iCloud. Përdoruesit thonë se llogaritë e tyre janë shkëputur papritur në iPhone dhe Mac dhe se përpjekjet për t’u identifikuar sërish kanë përfunduar me mesazhe gabimi.
Në faqen zyrtare të statusit të sistemeve, Apple ka konfirmuar probleme me disa shërbime. Ndërkohë, platforma të tjera vazhdojnë të shënohen si aktive, edhe pse përdoruesit raportojnë vështirësi me to.
Ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes dhe as koha që do të duhet për rikthimin e plotë të shërbimeve.








