Një debat i fortë shpërtheu mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, Bejtës dhe Akilit, pas përcaktimit të detyrave të shtëpisë.
Bejta, në rolin e kapitenit të javës, vendosi që Nichi dhe Akili të merreshin me pastrimin e banjës. Ky vendim nuk u prit mirë nga Akili, i cili e konsideroi ndarjen të njëanshme.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjes, Akili e pyeti Bejtën nëse po e vinte nën presion apo po përpiqej ta detyronte të pranonte detyrën.
Ai theksoi se Bejtës i takonte vetëm të caktonte punët, ndërsa vetë nuk kishte ndërmend ta pastronte banjën. Akili shtoi se Bejta po e paraqiste situatën sikur ai dhe Nichi, si dy rivalë, ishin caktuar për këtë punë.
Përplasjen e plotë mes tyre mund ta ndiqni në videon më poshtë.








