Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhen sakrifikuar për stabilitetin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në Forumin e Paqes në Paris, ku ishte i pranishëm edhe Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit të Zyrës për media në Kryeministri, Kurti tha në fjalën hyrëse se demokracia, zhvillimi ekonomik dhe ai shoqëror nuk duhet të lihen mënjanë në emër të stabilitetit.

Të lidhura

None found

Ai vuri në dukje se qytetarët duhet të jenë gjithmonë përfituesit përfundimtarë. Duke e cilësuar infrastrukturën si platformë zhvillimi, Kurti përmendi, ndër të tjera, rëndësinë e arsimit cilësor.

Në lidhje me ekonominë, kryeministri tha se rritja e Bruto Produktit Vendor ishte 5.4% në çerekun e parë të vitit dhe 4.1% në të dytin, pa rënë asnjëherë nën 4%.

Sa i përket zhvillimit të shoqërisë, Kurti theksoi nevojën që arsimi dhe ekonomia të përparojnë së bashku. Ai tha se raporti mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka kaluar nga 20 me 1 para kësaj qeverisjeje në 4 me 1 aktualisht.

Sipas njoftimit, Kurti tha se në Kosovë ka rreth 20 mijë gra viktima të dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga aparati shtetëror i Serbisë. Ai theksoi se, krahas dënimit të kriminelëve, trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave janë jetikë.


Shtuar më 10.11.2026 12:31

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş