Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilloi sot një takim me Anu Prattipatin, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në bisedë u trajtuan zhvillimet e fundit politike dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës.
Të lidhura
None found
Çitaku falënderoi SHBA-në për mbështetjen e pandërprerë ndaj Kosovës. Ajo vuri në dukje rolin e partneritetit strategjik mes dy vendeve në forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo konfirmoi sërish gatishmërinë e PDK-së për të dhënë kontribut në proceset me interes shtetëror dhe për të punuar ngushtë me partnerët amerikanë në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.







