Arijon Ibrahimovic nuk do të luajë për Gjermaninë U21 në dy miqësoret ndaj Belgjikës dhe Kroacisë. Sulmuesi 20-vjeçar me prejardhje nga Kosova është lënduar, ndaj përzgjedhësi Antonio Di Salvo e ka zëvendësuar me një futbollist tjetër.
Gjatë fundjavës, Ibrahimovic u zëvendësua në pushimin mes pjesëve të ndeshjes që Augsburgu e humbi 5-2 ndaj Leipzigut.
Të lidhura
None found
I huazuar te Augsburgu nga Bayern Munichu deri në fund të sezonit, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në shtatë paraqitje në Bundesligë. Një gol tjetër e ka realizuar në Kupën e Gjermanisë.
Edhe pse ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, Kosova vazhdon të shpresojë se do ta bindë Ibrahimoviqin të zgjedhë në të ardhmen fanellën e Kombëtares A. Përfaqësimi i sulmuesit me prejardhje kosovare në nivelin senior do të ishte shumë i rëndësishëm për Dardanët.
Deri tani, futbollisti nuk ka konfirmuar një vendim për të ardhmen e tij ndërkombëtare.







