Pochettino jep lajmin e shumëpritur: Messi mund të luaj javën tjetër

Trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino është shprehur se Lionel Messi mund të debutojë më ekipin parisien javën e ardhshme.

Parisi ka arritur të sigurojë 3 fitore në 3 ndeshjet e para të kampionatit edhe pse pjesë e skuadrës nuk kane qenë Messi e Neymar.

Sidoqoftë, duket se skuadra do të bëhen më e fortë me kthimin e këtyre dy lojtarëve, ndërsa Gianluigi Donnarumma ishte në ishte në stol për fitoren e së premtes 4-2 në Brest .

“Java ka qenë shumë e mirë për Leo, kështu që ne shpresojmë që java tjetër nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të jetë në grup dhe të fillojë të jetë pjesë e ekipit në një mënyrë konkurruese,” tha Pochettino për ESPN. /albeu.com/


Shtuar 23.08.2021 17:41