Ministria e Mbrojtjes: Zjarri në Majën e Rrunës mbetet problematik, në Mat po punohet me helikopter

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend. Zjarri që prej ditësh mbetet problematik është ai në Majën e Rrunës, ndërsa në zona të tjera të vendit ku ka vatra aktive po punohet për shuarjen e tyre, por nuk janë të rrezikshme për banesat.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Qarku Kukës

Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.

Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive.

Zjarri në fshatin Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.

Qarku Vlorë

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Qarku Lezhë

Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan,  bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.

Qarku Dibër

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Qarku Fier

Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.

Qarku Tiranë

Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit./albeu.com