J.D. Vance për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit: Rol luajtën lufta në Iran dhe kostoja e jetesës

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka renditur luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës ndër arsyet kryesore të humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Përmes një postimi në “X”, ai deklaroi se rezultati elektoral i republikanëve u ndikua nga përfshirja në konfliktin me Iranin, si edhe nga pamundësia për t’u përqendruar te shqetësimet ekonomike të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Reagimi i Vance vjen ndërsa ekonomia, e në veçanti rritja e kostos së jetesës, vijon të jetë një shqetësim i rëndësishëm për amerikanët.


Shtuar më 4.11.2026 20:18