Dirk Schuebel, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se vendi duhet t’i përmbahet mandatit aktual të Dhomave të Specializuara, në përputhje me obligimet e tij ndërkombëtare.
Duke folur në konferencën për media pas dorëzimit të raportit për Kosovën, Schuebel theksoi se zbatimi i këtij mandati kërkon gjithashtu garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.
Të lidhura
None found
“Mandati aktual në fuqi i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe me respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit”, deklaroi ai.
Më 21 shtator 2026, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ndërmori një nismë për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo erdhi pas vendimit të 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët në shkallën e parë u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Nisma propozon rishikimin e mandatit dhe kompetencave të Speciales, vendosjen e kufirit maksimal prej 15 vjetësh për dënimet dhe lejimin e vuajtjes së tyre në Kosovë.
Kuvendi e miratoi ligjin me 88 vota. Më 22 tetor, Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë për rishqyrtim, ndërsa çështja vijon të jetë në procedurë parlamentare.






