Sofia Moreira de Sousa takohet me Gazment Bardhin: Kuvendi të nxisë dialogun për integrimin europian dhe të kërkojë llogari nga ekzekutivi

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u takua sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Biseda e tyre u përqendrua te procesi i integrimit të vendit në BE.

Në një reagim, diplomatja bëri të ditur se diskutuan për përgjegjësinë e Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

Të lidhura

None found

Sipas ambasadores, rruga drejt anëtarësimit kërkon përfshirjen e të gjitha palëve politike. Ajo theksoi gjithashtu se Kuvendi duhet të shërbejë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu.


Shtuar më 3.11.2026 17:45