Onur Çakici merr zyrtarisht detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Në kampin “Film City” në Prishtinë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të zëvendëskomandantit të KFOR-it, bëri të ditur IndeksOnline.

Gjeneralmajor Roberto Vergori, komandant i KFOR-it, drejtoi ceremoninë, gjatë së cilës gjeneralbrigade Federico Collina ia kaloi detyrën gjeneralbrigade Onur Çakicit.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të KFOR-it, Vergori vlerësoi profesionalizmin dhe aftësitë drejtuese të Collinës përgjatë shërbimit të tij, ndërsa Çakicit i uroi mirëseardhje. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zëvendëskomandantit në mbështetjen e misionit dhe veprimtarive të KFOR-it.

KFOR-i vijon të përmbushë mandatin në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar paanshmërisht për një mjedis të sigurt dhe të qetë.