Kuqi: Hap i madh për Rashicën, vështirë ta përshkruash sfidën në futbollin anglez pa e provuar vetë

Ai u bë futbollisti i dytë i kombëtares së Kosovës që luan në elitën e futbollit anglez, pas Florent Hadërgjonajt.

Ish futbollisti shqiptar Shefki Kuqi që ka luajtur disa vite në Premier Ligë, ka komentuar transferimin e Rashicës në Angli.

“Normal që është hap i madh në karrierë për të. Do të varet shumë sa është i përgatitur sepse futbolli në Gjermani dhe në Angli dallon shumë. Në Gjermani ke ndeshje çdo një javë, ndërsa në Angli kur të fillon sezoni nuk ka pushim asnjëherë, të shtunën, të martën, të enjtën. Ka shumë ndeshje dhe shumë gara. Nuk është puna vetëm sa je i përgatitur fizikisht, por edhe psiqikisht sepse ka kogja stres. Është vështirë me përshkru futbollin anglez pa e provuar. Besoj është krejt ndryshe në krahasim me Gjermani. Konkurrenca është shumë e fortë, janë nga 2-3 lojtarë në secilin pozicion, dhe nëse nuk ke sukses bëhet shumë e vështirë me zë vendin përsëri në ekip” deklaroi Kuqi për Indeksonline.

44-vjeçari, gjatë viteve 2005-2011 ka veshur fanellën e Blacbkurn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Neëcastle United etj.


Shtuar 17.08.2021 17:58