Aksident në Elbasan, shoferët qëllojnë me mjete të forta njëri-tjetrin, një person përfundon në spital

Një aksident ku u përfshinë dy automjete ka ngodhur në Elbasan.

Pasi automjetet e tyre u përplasën, 2 shoferët në Elbasan u përfshinë në një konflikt mes tyre, fillimish verbalisht e më pas edhe fizikisht.

Sipas informacioneve na u bë e ditur se njëri prej drejtuesve të këtyre automjeteve ka goditur mjete të forta drejtuesin e automjetit tjetër, i cili ka mbetur i dëmtuar në fytyrë dhe trup, duke ju shkaktuar plagë të rënda.

Shoferi i plagosur është transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit. Ende nuk janë bërë të ditura nga policia rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Elbasanit./albeu.com/

 


Shtuar 17.08.2021 17:50