Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua rreth orës 11:00 në ambientet e rafinerisë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë. Ngjarja shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e rëndë të një tjetri, si dhe lëndime më të lehta te disa persona.
Kompania “Motor Oil” bëri të ditur se incidenti ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes së gjerë parandaluese. Sipas saj, dy punëtorë pësuan dëmtime të rënda, morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital. Kompania deklaroi gjithashtu se u vunë menjëherë në zbatim të gjitha protokollet e sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave.
Të lidhura
None found
Pas disa orësh, u konfirmua se 43-vjeçari Robert Cakaj kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të jetë i intubuar dhe po merr trajtim mjekësor.
Dy të plagosurit në gjendje më të rëndë u dërguan fillimisht në Spitalin e Korinthit. Në të njëjtin spital mbërriti edhe një person i tretë, i cili kishte probleme shumë të lehta me frymëmarrjen. Më pas, dy pacientët me dëmtime më serioze u transferuan në Thriasio, ku njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike për shkak të plagëve të rënda në kokë.
Ndërkohë, sipas informacioneve të bëra publike, prokurori ka kërkuar arrestimin e kontraktorit.






