Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Përmes një postimi, ajo nënvizoi rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj feste, duke përkujtuar sakrificën e shqiptarëve për liri dhe bashkim.
Të lidhura
None found
Sipas saj, nëntori është muaji i historisë shqiptare dhe flamuri kuqezi ka shërbyer gjithmonë si simbol i shpresës për liri e bashkim.
“Për ne shqiptarët, flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë shpresë për liri e bashkim. Për të, shumë mbajtën burg, e shumë të tjerë dhanë jetën”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo theksoi se kjo festë i bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, nga Tirana e Prishtina, në Tetovë, Preshevë e Ulqin.
Në fund, Haxhiu përcolli urime për 28 Nëntorin dhe shprehu dëshirën që ky nëntor t’i gjejë shqiptarët edhe më afër njëri-tjetrit.







