Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi kanë analizuar pasojat e mundshme të tij dhe nevojën për vlerësim kushtetues.
Të lidhura
None found
Duke folur në emisionin FIVE, Bytyqi tha se është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar mbi efektin e ligjit. Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm pasi të shqyrtohet përputhshmëria e tij me Kushtetutën.
Ai theksoi se çdo përfundim lidhur me ndikimin e deritanishëm të ligjit do të ishte i parakohshëm, për sa kohë që procesi i vlerësimit të kushtetutshmërisë nuk ka përfunduar.
Avokati Adrian Ibrahimi u shpreh se miratimi i ligjit nuk duhet të ketë pasoja negative për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai tha se pret që ky veprim dhe projektligji i miratuar dje të interpretohen si kërkesë për zbatimin e plotë, të barabartë dhe objektiv të së drejtës nga Dhomat e Specializuara, dhe jo me konotacion negativ.
Ibrahimi rikujtoi gjithashtu se Dhomat e Specializuara janë themeluar me vetëdije dhe vullnet nga shteti i Kosovës, duke nënvizuar se drejtësia duhet të zbatohet në mënyrë objektive.



