LDK-ja nuk e votuan Ligjin për Specialen dhe paralajmëron se nuk shantazhohet nga etikimet e kërcënimet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj debateve politike të fundit, pasi ka refuzuar, sipas saj, përpjekjet për të vendosur emrat e deputetëve të LDK-së në të njëjtin rresht me deputetët e Listës Serbe.

Të lidhura

None found

Partia e ka kritikuar këtë qasje si përpjekje për linçim publik dhe kërcënim politik, duke theksuar se veprimi i saj bazohet në parime dhe përgjegjësi institucionale.

Në deklaratën e saj, LDK-ja thekson se nuk i nënshtrohet shantazhit dhe as nuk pranon etikime, kërcënime ose masa të ngjashme për të ndikuar qëndrimin e saj.

Sipas LDK-së, qëndrimi i saj për shkak të bindjes se çdo iniciativë e ndjeshme duhet të ketë një efekt të qartë juridik, ndërsa zhvillimi i saj duhet të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

Partia ka theksuar se nuk gënjen publikun me iniciativa që nuk arrijnë të prodhojnë rezultatin juridik të premtoar qytetarëve. Sipas saj, nuk krijon shpresa të kota dhe as përfiton nga dhimbja e njerëzve për qëllime politike.

Në reagim, LDK-ja ka përmendur edhe identitetin e saj politik dhe historik, duke u bërë referim trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, orientimit euroatlantik dhe veprimtarëve të saj të vrarë.

Familjet e këtyre veprimtarëve, sipas LDK-së, ende presin drejtësi. Partia thekson se askush nuk mund të kërkojë nga ajo të harrojë këtë pjesë të historisë kombimore, ashtu siç nuk mund ta detyrojë të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë.

LDK-ja e konsideron luftën e UÇK-së të shenjtë dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat si detyrim të patjetërsueshëm. Sipas saj, Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, shtetin dhe përgjegjësinë.

Në fund, partia i ka ftuar partitë politike dhe liderët e tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të ndalojnë gjuhën e linçimit.

LDK-ja thekson se mospërputhjet rreth rrugës që duhet ndjekur nuk i bëjnë palët armiq. Në opinionin e saj, Kosova ka nevojë për maturitet dhe bashkëpunim, ndërsa nxitja e urrejtjes mes tyre vetëm e dobëson vendosmërinë e përbashkët.


Shtuar më 5.10.2026 18:45

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel