Mickoski: Von der Leyen e cilësoi frymëzuese punën e Qeverisë për reformat dhe integrimin në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se nuk ka arsye për pakënaqësi lidhur me mesazhet e Ursula von der Leyen apo me situatën e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se pretendimet për një pakënaqësi të tillë po qarkullojnë nga opozita dhe nga disa media pranë saj, të cilat, sipas tij, nuk po e paraqesin të vërtetën dhe po përpiqen ta deformojnë atë.

Mickoski theksoi se takimi me Presidenten e Komisionit Evropian ishte i një niveli të lartë, përmbajtësor dhe miqësor. Ai shtoi se angazhimi personal dhe mbështetja e Bashkimit Evropian për të ardhmen përbëjnë një nxitje për Qeverinë që të vijojë zbatimin e reformave.

“Presidentja Von der Leyen tha se kjo Qeveri po zhvillon një punë frymëzuese, siç u shpreh ajo, në reformat dhe në të gjitha përpjekjet që lidhen me anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian. Këtë nuk e ka thënë asnjëherë më parë në këtë mënyrë”, u shpreh ai.

Sipas Mickoskit, në periudhën e ardhshme duhet të rritet bashkërisht intensiteti i këtij procesi dhe të gjendet një zgjidhje për situatën aktuale.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis