Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar një vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës. Në krahasim me vendimin e 28.9.2026, çmimet do të ulen mesatarisht me 1,85%.
Të lidhura
None found
Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të jenë 1,50 denarë më të lira për litër.
EURODIZELI (D-E V) do të pësojë ulje prej 3,00 denarësh për litër, ndërsa i njëjti reduktim do të aplikohet edhe për Vajin Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1).
Për Mazutin M-1 SU është përcaktuar një ulje prej 0,285 denarësh për kilogram. Pas ndryshimit, çmimi i tij do të jetë 49,597 denarë për kilogram.
Çmimet e reja maksimale do të hyjnë në fuqi më 6.10.2026, në orën 00:01.
EUROSUPER BS-95 do të tregtohet me 98,50 denarë për litër.
EUROSUPER BS-98 do të shitet me 100,50 denarë për litër.
EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 97,00 denarë për litër.
Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të ketë çmimin 108,50 denarë për litër.
Mazuti M-1 SU do të shitet për 49,597 denarë për kilogram. /Telegrafi/
