Varri ushtarak i shekullit VI para Krishtit zbulohet pranë Koroshishtës së Strugës

Një varr i pasur ushtarak, që i përket shekullit të 6-të para Krishtit, është zbuluar në lokalitetin Rasnica, pranë fshatit Koroshishtë të Strugës. Në të janë gjetur armë dhe objekte të punuara me ar, bronz dhe qelibar.

Të lidhura

None found

Zbulimi përforcon vlerësimin se Rasnica ka shërbyer si nekropol gjatë periudhës arkaike.

Gjetjet pritet të bëhen publike këtë pasdite, gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në Ohër.

Sipas njoftimit të Muzeut, hulumtimet e këtij viti kanë nxjerrë në dritë një varrim të jashtëzakonshëm ushtarak, ku është ruajtur një komplet i plotë pajisjesh luftarake. Mes tyre ndodhen një mburojë, përkrenare, shtiza dhe shpatë, si dhe sende të tjera prej ari, bronzi, qelibari dhe materialesh të tjera.

Rezultatet konsiderohen veçanërisht të rëndësishme, pasi konfirmojnë pa mëdyshje karakterin e Rasnicës si nekropol i periudhës arkaike. Ato krijojnë gjithashtu mundësi të reja për të studiuar zakonet e varrimit, organizimin ushtarak e shoqëror dhe elitat që jetuan në rajonin Ohër-Strugë gjatë shekullit të 6-të para Krishtit.

Rasnica u bë e njohur për publikun në vitin 2024, kur gërmimet arkeologjike zbuluan një kompleks monumental varrimi, i pasur me materiale arkeologjike./Telegrafi/


Shtuar më 5.10.2026 10:43

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis