Memov: Formula e pensioneve duhet të ndryshojë për të pasqyruar më drejt kontributet e paguara

Nikolla Memov, drejtor i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut, deklaroi se mënyra aktuale e përllogaritjes së pensioneve është një nga problemet kryesore të evidentuara gjatë periudhës së fundit. Sipas tij, kjo metodologji nuk nxit sa duhet pagesën e rregullt dhe të plotë të kontributeve.

Të lidhura

None found

Memov tha se sistemi në fuqi nuk e pasqyron në masën e duhur shumën reale të kontributeve të derdhura nga një person i siguruar përgjatë viteve të punës. Ai shtoi se në disa raste mungon motivimi për të paguar kontribute mbi bazën e pagës së vërtetë, çka ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat e Fondit dhe e bën të domosdoshme hartimin e një zgjidhjeje të re ligjore.

Sipas drejtorit të Fondit, formula e re duhet të vendosë një raport të qartë mes kontributeve të paguara dhe vlerës së pensionit, duke garantuar në të njëjtën kohë edhe rolin social-solidar të shtetit.

Koncepti paraprak i propozuar mbështetet në dy shtylla: atë ekonomike dhe atë social-solidare. Pjesa ekonomike do të llogariste totalin e kontributeve të derdhura gjatë gjithë periudhës së punës, ndërsa komponenti social do të siguronte mbështetje shtesë për personat që i plotësojnë kushtet, por nuk arrijnë të kenë mjete të mjaftueshme për një pension mbi një nivel minimal social.

“Duhet të merret parasysh shuma e përgjithshme që personi i siguruar ka paguar në sistem, kjo shumë duhet të rivlerësohet dhe pagesat e kryera duhet të reflektohen në vlerën përfundimtare të pensionit. Në këtë mënyrë, do të bëhej dallim mes dikujt që ka kontribuar për 15 vjet dhe dikujt që ka paguar për 40 vjet, si dhe mes kontributeve të derdhura mbi një pagë të ulët apo të lartë”, u shpreh Memov./Telegrafi/


Shtuar më 29.09.2026 14:32

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet