Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Akërni, ku një grua rreth të 70-ave raportohet se është sulmuar dhe i janë marrë paratë brenda shtëpisë së saj.
Policia ka arritur të identifikojë si autor të dyshuar një burrë 43-vjeçar me inicialet F.Y., i cili ishte fqinj me viktimën në të njëjtën pallati.
Të lidhura
None found
Referuar të dhënave paraprake nga hetuesit, i dyshuari i ra ziles së derës dhe, në momentin që e moshuara ia hapi, ai e qëlloi me sëpatë në zonën e kokës. Si pasojë e kësaj goditjeje, gruaja ka humbur vetëdijen.
Pas kësaj, autori i dyshuar ka vijuar të kontrollojë apartamentin, nga ku ka arritur të marrë një shumë prej rreth 700 mijë lekësh të vjetra. Sipas hetuesve, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe një akt dhune seksuale ndaj viktmës.
Pasi ngjarja u denoncua, e moshuara është intervistuar nga forcat e rendit, ndërsa gjatë verifikimeve është gjetur dhe konfiskuar edhe arma e dyshuar, një sëpatë që mendohet se është përdorur për të goditur viktimën.
F.Y. është shpallur në kërkim nga policia, e cila po vazhdon hetimet për të plotësuar tablonë e ngjarjes dhe për të mbledhur provat e nevojshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i dyshuari konsiderohet edhe konsumues i substancave narkotike.
