Gashi paralajmëron: Projektligji për rritjen e pagës minimale në 600 euro hyn në rend dite në seancën e parë të tetorit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se nisma ligjore e opozitës nga LSDM për të çuar pagën minimale në 600 euro do të programohet për diskutim në seancën e radhës parlamentare, e cila pritet të mblidhet në javët e para të tetorit.

Të lidhura

None found

I pyetur rreth mbështetjes që mund të marrë ky akt, Gashi theksoi se forcat politike kanë kohë të mjaftueshme për të kristalizuar pozicionet e tyre përfundimtare para se të fillojnë debatet. “Kjo propozuesi, por interesi i qytetarëve duhet të jetë kriteri kryesor kur vendoset për një ligj”, nënvizoi ai, duke shtuar se ëtë mund të nevijiten edhe bisedime shtesë për të arritur një konsensus.

Duke shprehur bindjet e tij vetjake, kreu i legjislativit afirmoi se pagat duhet të ndjekin një trajektore rritëse të pandërprerë. Sipas tij, kjo praktikë jo vetëm që forcon ekonominë në tërësi, por përbën edhe një domosdoshmëri për të amorizuar presionin e vazhdueshëm të inflacionit dhe rënien e standardit jetësor. “Shteti ynë duhet të jetë i përgatitur të japë përgjigje të tilla për të lehtësuar barrën ekonomike mbi supet e qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Kërkesa për një pagë minimale 600 euro nuk është e re në debatin publik. Edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e ka ngritur zërin në mënyrë të përsëritur për këtë çështje, duke kulmuar me një protestë më 1 maj të këtij viti. Pavarësisht një sërë aksionesh të mëpasme, kjo kërkesë mbeti pa përgjigje nga ekzekutivi dhe paga minimale u fiksua në shifrën 426 euro, në vend të asaj që kërkonte atëherë LSM, e sot LSDM.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis